Covid-19

Varianti anglez mbërrin edhe në Kosovë, konfirmohen 3 rastet e para

Mutacioni i koronavirusit, varianti anglez i tij ka mbërritur tashmë edhe në Kosovë dhe kjo është konfirmuar të premten e 29 janarit nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Sipas tij, të premten tri mostra në Kosovë kanë rezultuar pozitive sipas variantit britanik të koronavirusit. Ai ka thënë se 30 mostra janë dërguar për analizim në një laborator në Gjermani.

Aktualisht Kosova ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar, prej raportimit të variantit të ri me koronavirusit në këtë shtet vitin e kaluar, shkruan REL. Ky variant është thënë se është më përhapës dhe më vdekjeprurës sesa versioni fillestar i virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close