Categories Covid-19

Varianti i ri, Manastirliu: Masat do të rishikohen, vaksinimi i të rinjve në fokus

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të mërkurë në kuadër të situatës së krijuar nga përhapja e variantit të ri në shumë vende të botës, këtë të mërkurë ka qenë në Arenën Kombëtare ku vijon procesi i vaksinimit. Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se është e rëndësishme që fokusi kryesor për shtrirjen e vaksinimit është te mosha e re, kryesisht mbi 16 vjeç. Ndër të tjera ajo është shprehur se për momentin nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se në vijim të situatës do të rishikohen dhe masat kufizuese.

“Në Tiranë e kudo fokusi duhet të jetë te të rinjtë te grupmosha +16 vjeç, pasi siç shihet dhe në vendet e tjera të botës target është mosha e re. Ne duhet që të mundohemi dhe duke bërë sa më shumë apel për vaksinimin e të rinjve, duke shkuar në shkolla, në universitete dhe gjimnaze në mënyrë që fushatat të jetë sa më interaktive, pasi vaksinimi duhet të ketë gjithëpërfshirje, si nga komunitetet ashtu edhe nga grupet.

Edhe tani me variantin e ri ka shumë të dhëna që priten dhe në vijim priten dhe në vijim institucionet ndërkombëtare do të japin më shumë të dhëna për variantin e ri, por ajo që kërkohet nga të gjithë është vaksinimi.

Sa më shumë të vaksinuar të jemi aq më pak variante të reja do të lejojmë që të përhapen. Ne duhet që të zbatojmë dhe masat aktuale, siç është vaksinimi, maskat në ambientet e mbyllura, distanca sociale dhe higjena. Nuk duhet që të bëjmë panik, p;or ne po analizojmë zbatimin e masave dhe duke pasur parasysh dinamikën e situatës dhe do të marrim dhe masat e nevojshme, për të vlerësuar vendimet në të ardhmen.

Ndërkohë që më shumë se një milion janë vaksinuar më shumë se 1 milion qytetarë, mbi 900 mijë qytetarë janë me dy doza dhe me tre doza 75 mijë qytetarë. Doza e tretë duhet të vijojë dhe me ritme të shpejta, duhet të rrisim shtrirjen vaksinale për dozën e parë”, ka thënë Manastirliu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME