Britania e Madhe është prekur masivisht nga varianti indian i Covid-19. Qeveria britanike, shkruajnë mediat ndërkombëtare, ka bërë me dije se ky variant po përhapet me shpejtësi. Mësohet se kufizimet “ekonomike dhe sociale” mund të rikthehen në disa pjesë të këtij shteti, nëse është e nevojshme.
Sipas planit të qeverisë, në masat mund të përfshihet marrja me shpejtësi e dozës së dytë të vaksinës. Mediat vendase bëjnë me dije se Sistemi Publik Shëndetësor ka regjistruar 1,313 raste të variantit britanik në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa mësohet se të dhënat e publikuara një ditë më parë, janë dyfish më të larta sesa ato që janë raportuar më 5 maj.
Departamenti për Kujdes Shëndetësor dhe Social ka thënë se “nuk ka të dhëna të qarta që tregojnë se ky variant ka ndikim më të madh në sëmurje më të rëndë apo që i shmanget vaksinës”.