Categories Covid-19

Zbulohet një tjetër pasojë që shkakton tek pacientët COVID

Koronavirusi duket se po rikthehet sërish në të gjithë botën, ndërsa pritet që të ketë kufizime për të ndaluar valën e dytë. Së fundmi është zbuluar një simptomë e re është raportuar zyrtarisht në British Medical Journal. Ekspertët në University College London dokumentuan rastin e një 45-vjeçari me astmë i cili u fut në kujdesin intensiv dhe u vendos në ventilim ndërsa trajtohej me remdesivir dhe asteroide intravenoze. Një javë pasi gjendja e tij u përmirësua dhe doli nga kujdesi intensiv, shfaqi probleme me veshët. Fillimisht dëgjonte tingull kumbues dhe më pas pësoi humbje të dëgjimit në veshin e majtë. Kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se ilaçet remdesivir, hidroksiklorinë, lopinavir/ritonavir dhe produktet e interferonit kanë pak ose aspak rezultate në luftimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Mbetet ende e paqartë nëse problemin në vesh ia ka shkaktuar sëmundja virale apo trajtimin me remdisivir. Remdesiviri – një ilaç i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences – është një nga ilaçet e para që u përdor për të trajtuar sëmundjen COVID-19. Ky ilaç përdoret kryesisht për trajtimin e hepatitit C dhe virusit sincicial të frymëmarrjes. Gjithashtu, janë bërë disa studime për efektin e tij në trajtimin e sëmundjes së Ebolas, por nuk ka treguar efikasitet.

Këto rezultate për efektivitetin ndaj sëmundjes COVID-19 duhet të kalojnë kontrolle shtesë të ekspertëve. Një studim për efektivitetin e këtyre barnave u krye në 405 spitale në 30 vende dhe përfshiu 11,266 pacientë. Përafërsisht 2,750 njerëz morën remdesivir, 954 hidroksiklorinë, 1,411 lopinavir, 651 interferon bashkë me lopinavir, 1,412 vetëm interferon dhe 4,088 nuk morën asnjë nga ilaçet e studimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME