Categories Lajme

Dalin detajet, kush është recepsionisti i Spitalit Amerikan që fitoi tenderin 20 milionë euro të Unazës së Re

Detaje të tjera zbulohen mbi skandalin e tenderit korruptiv të Unazës së Re. “Boldnews.al” ka mësuar se Avdjol Dobi, 26-vjeçari shqiptar, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “D-Haberman”, e regjistruar në shtetin Dalaware, ka një përvojë profesionale si recepsionist në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Nga të dhënat e siguruara, ky djalosh, në emrin e të cilit është ngarkuar tenderi multi-milionësh, gjatë dy viteve të fundit ka shërbyer si pritës e përcjellës i klientëve të spitalit privat. Fillimisht, Dobi ka qenë recepsionist në Spitalin Amerikan 2. Më tej, ai transferohet si recepsionist në Spitalin Amerikan 3.

Pas kësaj përvoje profesionale, ai shfaqet si përfaqësues ligjor i kompanisë ‘DH-Albania”, degë e shoqërisë së huaj “D-Haberman”. Dega shqiptare e kësaj kompanie është regjistruar në QKR në Korrik 2018, vetëm pak javë para se të fitonte tenderin për ndërtimin e Lotit të Parë të Unazës së Re, e konkretisht pjesën nga Pallati me Shigjeta e deri tek rreth-rrotullimi, në mes të kësaj rruge. Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompania “DH-Albania” do të arkëtojë plot 20 milion euro për ndërtimin e saj.

Ky tender shkaktoi reagimin e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e autoriteteve shtetërore për prishjen e banesave të tyre. Gjithashtu, tenderi u konsiderua korruptiv nga opozita, e cila ka publikuar një seri të gjatë shkeljesh proceduriale, të cilat nisin që nga hartimi i projektit, përllogaritja e kostove, e deri tek procedurat fiktive të prokurimit publik.

Emisioni “Të Paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi publikoi mbrëmjen e së Enjtes disa dokumenta, në bazë të të cilave vërtetohet se kompania mëmë “D-Haberman” ka depozituar dokumenta të fallsifikuara në tenderin për ndërtimin e Unazës së Re. Pas këtij skandali, “Boldnews.al” verifikoi të dhënat mbi përfaqësuesin ligjor të kësaj kompanie në Shqipëri, Avdjol Dobi.

Ky djalosh i ri, pa asnjë eksperiencë publike në menaxhimin financiar, rezulton të ketë një jetë normale, si të gjithë të moshës së tij. Sipas fotove në rrjetet sociale, Dobi duket se pëlqen dëfrimet rinore. Por, në asnjë vend nuk rezulton që ai të ketë aftësinë për të menaxhuar një super-biznes, i cili po provohet nga dita në ditë se fsheh pas tij mashtrime, fallsifikime dhe veprime korruptive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME