Categories Lajme

Degj.eneron PD në Shkodër, i dën.uari për djegien e shkollës sulmon më fjalor rruge Rudina Hajdarin

Opozita e partisë demokratike në Shkoder ka degraduar deri në atë pikë, sa tashmë nuk përmbahet dhe i versulet edhe atyre që deri dje i kishte deputet në gjirin e saj. Rasti i së enjtes kur deputetja Rudina Hajdari u sulmua me një fjalor rruge nga një i ri, anëtar i forumit rinor të partisë demokratike dhe një ish i proçeduar penalisht për djegien e kësaj shkolle, ishte shembulli më i shëmtuar se si të rinjtë përdoren deri në atë pikë, sa të humbin cdo vlerë. Fation Mani, i cili qartazi në rrjetet sociale nuk e fsheh bindjen e tij politike dhe aktivizimin e tij në strukturat e kësaj partie, i dha një shuplake të fortë kauzave që deri më sot ka marrë opozita në Shkoder. Pyetja që lind në të tilla situata është se cfarë fiton PD me këto insinuata që krijon? Kaq frikë përbën për këtë parti ardhja e një deputeteje të re që doli nga radhët e saj sepse nuk ndoqi liderin? Cili ishte mesazhi që donte ti përcillte rinisë, vetë PD me këtë të ri kamikaz që shpejtoi të ofendonte një të zgjedhur, një grua, nënë, vajzë e motër të dikujt. Natyrisht që i riu në fjalë as vetë nuk e ka ditur se cfarë po bën realisht, pasi siç bën cdo “kamikaz”, shkon të hidhet në erë, pa e ditur se ke po mbron dhe cfarë po mbron. Nëse opozita e Shkodres ka përfunduar të shkojë deri në këtë pikë, atëherë gjendet me vend shprehja “Bir selmani nënës kë të qaj më parë”! Partisë demokratike i nevojitet me urgjencë një kurs i ri sa nuk është vonë, pasi me këto shfaqje rrezikon shumë nga kauza e saj, e cila asesi nuk duhet të përfundojë deri në këtë gjendje.Shkodranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME