Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër prej të cilëve shqiptarë, lidhur me një atentat ndaj një biznesmeni grek, Giannis Lalas, ky i fundit i cili ndërroi jetë nga një atentat tjetër në shtator të këtij viti.

Sipas mediave greke, shqiptarët e arrestuar dyshohen të kenë kryer një nga atentatet e kryera ndaj Lalas, ngjarje e ndodhur në maj të këtij viti.

Një prej të arrestuarve shqiptarë, me nofkën “Demos”, ka një të kaluar të errët, mes atentateve dhe vrasjeve. “Demos”, besohet të jetë një hallkë e rëndësishme e një grupi të strukturuar kriminal që funksionon në shtetin fqinjë, të quajtur “Mafia Greke”.

“Demos” mendohet të ketë pasur dhe rolin kryesor në një nga atentatet e kryera ndaj Lalas. Sipas raportimeve greke, ai ka qëlluar me breshëri plumbash nga motori i tij, drejt makinës ku ndodhej Giannis Lalas, por ky i fundit arriti të shpëtojë falë blindazheve të automjetit të tij. E gjithë kjo ngjarje ndodhi në pikën e karburantit të vetë biznesmenit. Që pas këtij atentati, Lalas qarkullonte me kujdes dhe lëvizjet e tij u bënë më të kufizuara, nga frika e një sulmi tjetër.

Nuk dihet nëse atentati i fundit i bërë ndaj Lalas, që rezultoi e në vdekjen e tij, të ketë lidhje me Demosin, por autoritetet helene nuk mendojnë një gjë të tillë, pasi biznesmeni ka pasur disa “armiq”.

Mes akuzave për vrasjen e një gazetari, boksieri dhe përfshirje në kontrabandë karburanti, kush ishte Giannis Lalas

Giannis Lalas, një biznesmen grek, por personazh mjaft i njohur në botën e errët të krimit.

I përfshirë në ndërmarrje me pika karburanti, Lalas dyshohej për “zhvatje” dhe kontrabandë të lëndës djegëse. Po kështu, ai njihej për grindje të shumta me persona të grupeve kriminale greke.

Përveçse këtyre, Lalas ka pasur precedent penal lidhur me organizimin e vrasjes së një gazetari investigativ grek, Giorgos Karaivaz, ngjarje kjo e ndodhur në prill të vitit 2021. Giannis Lalas dhe vëllai i tij, u arrestuar për vrasjen e gazetarit, por për shkak të mungesës së provave ata u liruan.

E njëjta gjë vlen dhe për vrasjen e një boksieri grek, Haris Kontogiorgis, në korrik të vitit 2024. Lalas u dyshua si i përfshirë në vrasjen e sportistit, por kjo gjë nuk u provua dot, ndaj dhe u la i lirë sërish.

Por, përveçse pikave të karburantit, duket se Lalas dëshironte të hynte të biznesin e kontrabandës së cigareve, për shkak se pak para se ai të vdiste, kishte nisur marrëdhënie të ngushta me një organizatë kriminale ruse në Greqi, e quajtur “Entik”. Ky grup, është në konflikt me grupet kriminale greke për kontrollin e kontrabandës së cigareve në shtetin fqinjë.

Më 1 nëntor 2025, Giannis Lalas u vra në Arahova, në dhomën e hotelit ku ai qëndronte. Ka qenë një person, i cili ka hyrë në dhomë me forcë dhe ka lëshuar breshëri plumbash ndaj 41-vjeçarit.

Në një distancë jo shumë të largët nga hoteli, u gjet dhe një automjet i djegur, që besohet se i përket autorit/eve.

Për autoritetet greke, vrasja e tij shihet si “larje hesapesh”, për shkak se Giannis Lalas, kishte informacion të tepërt për botën e krimit në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME