Në rajonin e Viotias në Greqi është gjetur një automjet i djegur, brenda të cilit ndodhej një trup i karbonizuar. Sipas informacioneve paraprake, ekzistojnë dyshime se viktima mund të jetë shtetas shqiptar, por identifikimi është tejet i vështirë për shkak të dëmtimeve të rënda.
Mjeti ndodhej në një zonë të thellë dhe të izoluar, e cila mund të arrihet vetëm përmes një rruge rurale në gjendje të keqe. Zbulimi u bë rastësisht nga një gjuetar që po kalonte në atë territor dhe njoftoi menjëherë policinë.
Kur forcat policore mbërritën në vendngjarje, konstatuan trupin e karbonizuar brenda automjetit, ndërsa gjetja e një palë prangash në mjedis forcon dyshimet se ngjarja lidhet me një akt kriminal. Hetimet vijojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
