Categories Lajme

Dyshohet se u dhunua nga policia greke, shoku i të riut shqiptar: Kristiani ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 31 tetorit në zonën e “Agios Fanourios” në Greqi, ku një i ri shqiptar, Kristian Mitsi, ka përfunduar në gjendje të rëndë pas një ndalimi të dhunshëm nga policia.

Sipas dëshmive të një miku që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, rreth orës 20:30, dy efektivë policie ndaluan Mitsin për mungesë dokumentesh dhe e trajtuan me dhunë ekstreme.

“E kapën me forcë, e goditën dhe e keqtrajtuan para syve të mi,” rrëfen shoku i tij në një mesazh denoncues dërguar redaksisë së JOQ.

Më pas, i riu u dërgua në komisariatin e “Agios Fanourios”, ku sipas dëshmitarit, dhuna ka vazhduar edhe brenda ambienteve të policisë.

Pak orë më vonë, Kristian Mitsi u transportua me ambulancë në spital, në gjendje shumë të rëndë  me fraktura në nofull, dhëmbë të thyer dhe plagë të shumta në kokë e trup.

Policia greke pretendon se i riu “është vetëdëmtuar”, por dëshmitarët dhe familjarët e tij e mohojnë kategorikisht këtë version.

Ata kërkojnë publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, të cilat autoritetet refuzojnë t’i bëjnë publike pa urdhër gjykate.

“Më thanë se gjithçka ishte në rregull, por kur u ktheva pas një ore, pashë ambulancën që e çonte në spital. Ai më tha: ‘Vëlla, më kanë rrahur, më kanë bërë copa, më del gjak nga veshët,’” tregon shoku i Kristianit.

Familjarët dhe miqtë e tij kërkojnë hetim të plotë dhe drejtësi për atë që e konsiderojnë një akt brutal dhune policore me motive diskriminuese ndaj një të riu shqiptar pa dokumente.

Denoncimi

Përshëndetje, unë që po ju flas jam një mik i Kristian Mitsit. Më 31 tetor, në orën tetë e gjysmë të mbrëmjes, kishim dalë një shëtitje me shokun tim dhe na ndaluan dy policë për dokumente. Shoku im nuk ka dokumente dhe për këtë arsye ata bënë një zhurmë të madhe. Kjo situatë u bë edhe më e keqe sepse dy muaj më parë e kishin ndaluar përsëri për dokumente, por atëherë djali kishte ikur, kishte vrapuar. Kësaj here, ata dy polic qe na ndaluan dhe të gjithë policët që erdhën atë ditë, filluan të duartrokisnin dhe silleshin sikur kishin fituar ndonjë çmim që kapën një person pa dokumente, sepse e kishin marrë personalisht çështjen. E kanë kapur me forcë, e kanë goditur, dhe e kanë keqtrajtuar para syve të mi. Pas pak erdhën policë të tjerë dhe e çuan në një komisariat që quhet “Agios Fanourios”. Kur shkova atje për të parë shokun tim, nuk më lejuan. Më thanë se gjithçka ishte në rregull dhe se thjesht po priste të jepte një deklaratë. U ktheva pas një ore e gjysmë dhe në atë moment pashë ambulancën që e merrte dhe e çonte në spital. Bëmë zhurmë bashkë me vëllain e tij, kërkuam të na lejonin ta shihnim në çfarë gjendje ishte djali, por nuk na lejuan. Na bënë bllok në derën e ambulancës sepse nuk donin të shihnim gjendjen e tij. I bërtita nga jashtë: “A je mirë?” dhe ai më tha: “Vëlla, më kanë rrahur, më kanë bërë copa, më del gjak nga veshët.” Kur vëllai i tij shkoi në spital, pa thjesht një tmerr, diçka jonjerëzore. Të dy policët kanë shkruar se djali e ka goditur vetveten dhe se ata nuk e kanë prekur me dorë, gjë që është gënjeshtër, sepse vetë thanë që aty ka kamera. Kur kërkova të shoh kamerat për të vërtetuar atë që thanë, më thanë se kamerat mund të hapen vetëm me urdhër gjykate. Djali është në gjendje shumë të keqe i kanë thyer dhëmbët, i kanë thyer nofullën, ka qepje nën mjekër, qepje në kokë dhe në vetulla, e kanë goditur në brinjë. Sot kërkon përsëri të shkojë në spital sepse e kanë lënë në komisariat pa kujdes, ndërkohë që i del përsëri gjak nga veshët dhe goja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorës, është ndarë nga jeta në moshë të re infermerja Kristina Kokaj

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, i moshuari tenton të godasë gruan me sende të forta në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë ka tentuar të vrasë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME