Një 14-vjeçare nga Gramshi, Amelja Mersiti, rezulton e zhdukur që prej datës 12 shkurt. E mitura është larguar nga banesa ku jetonte me gjyshen dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.
Sipas të afërmve, Amelja është parë për herë të fundit në stacionin e autobusëve në Gramsh, por më pas gjurmët e saj janë humbur dhe nuk dihet se në çfarë drejtimi mund të jetë larguar apo ku ndodhet aktualisht.
Ka qenë gjyshja e saj që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ka deklaruar se mbesa ishte njohur me një djalë 17-vjeçar, por sqaroi se nuk kishte dijeni për emrin e tij.
Mësohet se vajza jetonte me gjyshen, pasi prindërit i kishte të divorcuar dhe kishin krijuar familje.
Ndërkohë, familja i bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion apo e kanë parë 14-vjeçaren, të ndihmojnë për ta rikthyer sa më shpejt pranë familjes. Numri i kontaktit të familjes; +355 69 308 4275.
