Categories Politike

Edi Rama në Bari: Me Italinë na lidh miqësia, presim bashkëpunim në turizëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bari dhe nga rajoni i Pulias, deklaroi se Shqipëria dhe Italia kanë një miqësi të madhe me njëra – tjetrën. Rama ka theksuar se Shqipëria dëshiron të bashkëpunojë me Italinë, pret investitorët italianë, ndërsa theksoi se vendi ynë sheh si prioritetet edhe turizmin. Kreu i qeverisë shqiptare tha se turistët në Shqipëri sa vjen e rritet dhe se beson se bashkëpunimi dypalësh do të japë rezultate poozitive.

“Padyshim që Pulia sot është tjetër, ka ndryshuar rrënjësisht ndër vite. Nuk ka dyshim që mund të bëjmë shumë gjëra bashkë. Mund të bëjmë shumë bashkë për shkak të miqësisë shqiptaro-italiane, por edhe interesat që na lidhin. Ne duam që të bashkëpunojmë për projekte të përbashkëta. Ne ishim të izoluar dhe askush nuk shkonte dot as 100 metra larg. Por sot është ndryshe, unë besoj te ekonomia blu.

Sot duhet të bashkëpunojmë sidomos në fushën e turizmit. Sigurisht duke përfituar nga fakti se Pulia sot është një rajon dhe destinacion tepër i preferuar. Mund të them se Shqipëria po njeh rritje të numrit të turistëve dhe turizmi te ne ka ndryshuar për mirë me ritme të shpejta. Turistët në Shqipëri po shtohen nga dita në ditë dhe ne duhet që të plotësojmë kushte për t’i pritur këto turistë. Edhe të investosh në agro-turizëm është thuajse e njëjta gjë, ka një taksë te ne vetëm 5 ose 6 përqind. Taksat tona janë të ulëta dhe ne kemi respekt për shëndetësinë italiane, për ndërveprimin në çdo fushë të biznesit. Sot jemi shumë afër dhe bashkëpunimi na çon në zhvillim të mëtejshëm”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME