Categories Lajme

Eni Çobani e ‘Shihemi në gjyq’ përfundon në gjykatë: Më vodhën mbi 30 mijë euro, ja kush i bëri gjëmën

Eni Çobani përfundon në gjyq. Report Tv mëson se Çobani kam kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur 30 mije euro nga klientët. Çorati është arrestuar.

Para gjykatës, në seancën e masës së arrestit, Çorati ka mohuar akuzën duke akuzuar Çobanin.

“Më përdori për të fshehur paratë. S’kam kryer asnjë vjedhje”, ka thënë ai.

Çorati është arrestuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar

Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore me NUIS L31902015I, ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati, menaxher i studios ligjore, nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike.

Çorati akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Lajm në përditësim…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME