Moti i keq, me stuhi dhe erë të fortë preku edhe rrjetin elektrik. OSHEE bën të ditur se kryesisht është prekur rrjeti ajror. Në zonën e Selitës në rrugën “Bill Klinton” janë rrëzuar edhe shtyllat.
“Moti i keq ditën e sotme preku pjesë të rrjetit elektrik, sidomos atë ajror. Demet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë. Gjithsesi, brigadat e avarive ndodhen në gatishmëri. Foto nga këputja e fiderit në Selite, (rruga “Bill Klinton”) Tiranë”, thuhet në njoftimin e OSHEE.


