
Na kanë mësuar të mos gjykojmë një libër nga kopertina, por ndonjëherë përshtypja e parë është ajo që ka rëndësi. Ajo ku bazohemi ne, është pamja, sidomos vajzat kur takojnë një djalë. Nëse dëshironi të dini, se çfarë e tërheq më shumë një vajzë, te një djalë, nga gjërat që vesh, ua tregon VNF.
- Syzet optike
Nëse ju djem që keni syze, mendoni se ato janë të mërzitshme, e keni gabim. Vajzat vdesin për meshkujt që mbajnë syze optike. Prandaj mos i shihni si një pikë të dobët, por si një detaj pozitiv.
- Kostume me përmasa fiks
Në botën moderne, mendohet se kostumet janë vetëm për takime në zyrë, por duhet të dini që edhe në takime njohje do ishin një zgjedhje ideale. Vajzat pëlqejnë djemtë që vishen me elegancë. Këto kostume i gjeni shumë lehtë, në Tiranë, te dyqani më shik i burrave, Crist Line Uomo, te Toptani Shopping Center.
3.Triko me copë kashmiri
Copa e kashmirit është e shtrenjtë dhe e rrallë. Është pëlhurë e butë dhe e ngrohtë. Vajzat zakonisht e zgjedhin shumë këtë lloj materiali, dhe imagjinojeni vetë si do ndiheshin të shikonin një djalë të veshur me kashmir.
- Këmishat rozë
Kush tha që ngjyra rozë është vetëm për vajzat? Edhe burrat mund të veshin rozë, por jo shumë të theksuar. Roza tregon vetëbesim. Gjithashtu sipas studimeve, njerëzit që vishen me ngjyrë rozë duken pozitivë dhe të lumtur. Mendoni se një vajzë nuk do donte, që i dashuri i saj të kishte këto cilësi që përmendëm?!
- Xhaketa e lëkurës
Xhaketat tregojnë stil dhe elegancë. Mos mendoni se është veshje e gabuar duke u justifikuar me faktin se mund të krijoni pamjen e “djalit të keq”. Xhaketat e lëkurës kanë gjithmonë avantazh në veshjen tuaj, mos e harroni këtë gjë.
- Orët shik
Orët nuk dalin kurrë nga moda. Është një aksesor që tregon elegancë. Ju duhet të krijoni një koleksion dhe t’i vendosni sipas veshjes, sidomos ju djemtë. Gratë u kushtojnë gjithmonë vëmendje detajeve, dhe një orë shik është detaj që nuk duhet lënë pas dore.
- Veshjet sportive
Deri tani u folëm për veshjet serioze, po le të shkojmë një moment te veshjet sportive. Vajzat pëlqejnë djemtë sportivë dhe atletikë. Një veshje sportive do ju tregonte te tillë, prandaj çuna, mbajeni shënim këtë që ju treguam.
- Xhinset e ngushta
Njëjtë si xhaketa e lëkurës, janë dhe xhinset e ngushta. Nuk po themi të vishni xhinse të ngushta si të femrave, por të mos jenë shumë të lira. Zgjidhni modelet klasike, sepse janë të pavdekshme. Dhe asnjëherë mos eksperimentoni me ngjyra dhe dizajne të tepruara. Një palë xhinse blu ose të zeza do ishin perfekte.
- Palltot
Sot keni mundësi të blini çdo gjë, ndaj është mirë që në gardërobën tuaj të keni një pallto. Palltot e zgjedhura si duhet, gjithmonë ju tregojnë modernë dhe elegantë. Edhe këto i gjeni te Crist Line Uomo, pa problem fare.
10. Këpucët
Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, këpucët janë pasqyra e stilit. Sot meshkujt gjithmonë zgjedhje të parë kanë atletet, por një palë këpucë klasike, të kombinuara mirë me pantallona dhe një këmishë të bukur, do ishin një zgjedhje mjaft elegante. Gratë kanë fiksim të shohin si një mashkull kombinon veshjen me këpucët, prandaj mos i lini detajet pa u kushtuar rëndësinë e duhur.