Categories Fashion

7 këshilla mode, që çdo mashkull duhet t’i ndjekë

Këshillat e modës nuk janë vetëm për njerëzit e pasur, por edhe për meshkujt që e dashurojnë stilin e bukur të të veshurit. Që të dukeni gjithmonë bukur dhe të merrni vëmendjen e vajzave, dritare.net ka disa këshilla të vogla por esenciale që ju duhet t’i ndiqni patjetër.

  1. Stili i flokëve

Ju djemtë duhet t’i kushtoni rëndësi flokëve po aq sa vajzat. Një stil i bukur flokësh është shumë i rëndësishëm, dhe duhet të jetë gjithmonë  estetik. Tregoni kujdes si i prisni dhe çfarë produkti përdorni për larje dhe kujdes, që të dukeni të përsosur kur të dilni jashtë shtëpisë.

  1. Palosja e mëngëve të këmishës

Mbase juve mund t’ju duket pa stil që të palosni dysh mëngët e këmishës, por e vërteta është se kur ju i palosni dukeni më bukur dhe më me vetëbesim.

  1. Pantallona të ngushta

Pantallonat e ngushta nuk janë vetëm për femra (fiksojeni këtë). Pantallonat e ngushta  do ju bëjnë të dukeni gjithmonë bukur, sepse përfaqësojnë një stil të lartë.

  1. Këpucë të pastra

Kur mësuesit në shkollë na mësonim të pastronim këpucët, në bëheshim dembelë t’i pastronim. Tani e kuptojmë që ai ishte një mësim jetësor dhe shumë të dobishëm. Jo vetëm për vajzat, por dhe për djemtë. Mos harroni, këpucët e pastra tregojnë zgjuarsi dhe janë fiksim për vajzat.

  1. Qëndrimi

Qëndrimi i njerëzve varet nga puna që bën. Normalisht ata që punojnë në zyrë kanë një qëndrim jo shumë të mirë, por ju djem duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Një qëndrim i drejtë ju bën të dukeni më të zgjuar dhe tregon se gëzoni shëndet të plotë.

  1. Ngjyrat

Ngjyrat përcaktojnë statusin tuaj dhe sensin tuaj rreth modës. Mos luani me ngjyrat. Meshkujt zakonisht i karakterizon ngjyra e zbehtë. Nëse ju vishni një këmishë të zezë, nuk mund të vishni pantallona me ngjyrë të ndezur. Janë rregulla mode të pashkruara, që një mashkull i cili ndjek modën i di shumë mirë.

  1. Këmisha me masa fikse

Ndodh që meshkujt veshin këmisha që ose ju rrinë të ngushta, ose të gjera. Mirë është që ju gjithmonë të blini këmisha të masës tuaj trupore. Jua garantojmë, do dukeni 100 herë më bukur dhe modernë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Fashion

Si të kaloni me stil nga dimri në pranverë: Ja 9 kombinime

Kapërcimi i stinëve, do të thotë njëherësh edhe kalim nga temperaturat e ftohta të dimrit…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Me te gjata dhe elegante/ Keto jane 5 veshjet qe do ju bejne te mos i tregoni kilet e teperta qe keni

Femrat e shkurtra zakonisht ankohen dhe duan të jenë më të gjata. Nuk është se…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Versace ‘shpërthen’ në ngjyra në Javën e Modës në Milano

Shtëpia italiane e modës Versace ofroi pantallona të gjera dhe fustane të ngushta në shfaqjen…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Trendi i palltove për 2022-in/ Ja ngjyra që nuk duhet të mungojë nga gardëroba juaj

Palltot me mëngë të gjata, rrip në bel dhe voluminoze është trendi i fundit për…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Njihuni me palltot që nuk duhet të mungojnë nga gardëroba juaj këtë vjeshtë (Foto)

Ndonëse jemi në fund të verës, pasarelat e modës dhe blogeret prej kohësh na paraqesin…

LEXO ME SHUME