Fashion

Çanta e Louis Vuitton në formë avioni, kushton më shumë se një avion i vërtetë

Ishte dizajnuar për koleksionin e sezonit vjeshtë/dimër 2021. Çanta nga Louis Vuitton në formë avioni është bërë subjekt i talljeve në platforma sociale.

Kjo çantë për burra është nga koleksioni i sezonit vjeshtë/dimër 2021 dhe u dizajnua nga Virgil Abloh. Çmimi i kësaj çante është $39,000.Çanta ka ngjyrë kafe, dhe ka dizajnin monogram që është ikonë e Louis Vuitton. Ajo ka krahët, motorët, bishtin, dhe formën e përparme të një avioni.

Një tjetër komentues tha “për 39 mijë dollarë, shpresoj që mund të fluturoj me të”. Dizajneri Abloh është i njohur për dizajnet e tij të pazakonta. Më herët këtë muaj, ai ka publikuar në Instagram një dizajn tjetër, të një çante në formë karrote.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close