Categories Fashion

Kompania “Coco Chanel” rikthen në skenë veshjet e stiluara një shekull më parë

Rikthehet stili i viteve 20, veshjet me viza tendenca e sezonit Pranverë – Verë 2021

Tendenca të padepërtueshme, vija shumëngjyrëshe madje dhe nga ato detare, të realizuara për herë të parë nga Coco Chanel në vitet 20 dhe të bëra të famshme nga ikonat e stilit ndër vite si Brigitte Bardot, Grace Kelly dhe Audrey Hepburn. Tashmë është e konfirmuar se veshjet me vija do jenë look-i kësaj vere si një domosdoshmëri e këtij sezoni që nuk kanë munguar në koleksionet e prezantuara nga shtëpitë e modës për Pranverë -Verë 2021.

Për ata që i adhurojnë propozimet e Dior, kësaj here stilistët janë frymëzuar nga siluetat e epokës viktoriane. Veshjet me viza të kthejnë gjithmonë tek e kaluara duke luajtur me ngjyra të alternuara me dantella të çmuara. Kombinimi do të ishte perfekt me sandale të sheshta.

Por ka edhe një version të ashtuquajtur “glamour’ të këtij stili të cilin e sjell Versace. Ndryshe nga Dior, Versace kërkon që kjo tendencë të kombinohet vetëm me taka shumë të larta.

Fustan i lehtë dhe i gjatë. Një veshje perfekte si për në plazh, por edhe një shëtitje në qytet. Koleksioni i Michael Kors e ofron atë si një këmishë pëlhurë të rafinuar mëndafshi, ndërsa Chloé luan me detaje të lehta në kontrast.

Veshjet me vija marinari. Këto janë linjat më ikonike në historinë e modës dhe Michael Kors i sjell ato në fustane të shkurtër në versionin blu dhe të kuq. Kombinimi kërkon atlete. Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Fashion

Si të kaloni me stil nga dimri në pranverë: Ja 9 kombinime

Kapërcimi i stinëve, do të thotë njëherësh edhe kalim nga temperaturat e ftohta të dimrit…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Me te gjata dhe elegante/ Keto jane 5 veshjet qe do ju bejne te mos i tregoni kilet e teperta qe keni

Femrat e shkurtra zakonisht ankohen dhe duan të jenë më të gjata. Nuk është se…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Versace ‘shpërthen’ në ngjyra në Javën e Modës në Milano

Shtëpia italiane e modës Versace ofroi pantallona të gjera dhe fustane të ngushta në shfaqjen…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Trendi i palltove për 2022-in/ Ja ngjyra që nuk duhet të mungojë nga gardëroba juaj

Palltot me mëngë të gjata, rrip në bel dhe voluminoze është trendi i fundit për…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Njihuni me palltot që nuk duhet të mungojnë nga gardëroba juaj këtë vjeshtë (Foto)

Ndonëse jemi në fund të verës, pasarelat e modës dhe blogeret prej kohësh na paraqesin…

LEXO ME SHUME