fbpx
Fashion

Kopertina e kritikuar e Kamala Harris për Vogue: Përgjigjet Anna Wintour

Pas kritikave të shumta në internet në lidhje me kopertinën e Kamala Harris për Vogue, kryeredaktorja Anna Wintour reagoi përmes një deklarate për New York Times, ku thotë se Vogue “i ka lexuar dhe kuptuar reagimet”, por që “nuk ishte absolutisht qëllimi i tyre që të zvogëlonin rëndësinë e fitores së pabesueshme të zëvendëspresidentes”.

Njerëzit në internet e cilësuan kopertinën e Kamala Harris si fyese dhe një përfaqësim jo të denjë për një grua me ngjyrë në pushtet. Në internet u shfaqën dy foto të Kamala-s, një me kostum blu pudër dhe një tjetër, ku ajo dukej në këmbë, e veshur me një kostum blu dhe atlete Converse. Kjo e fundit, ishte fotoja më e kritikuar.

“Kur të dyja fotot mbërritën në Vogue, ne të gjithë menduam se portreti më pak zyrtar i zëvendëspresidentës së zgjedhur reflektonte me të vërtetë momentin që po jetojmë të gjithë – siç jemi ende – pandeminë më të tmerrshme që po merr jetë çdo minutë. Ne menduam të pasqyronim këtë moment tragjik në historinë globale, një pamje shumë më pak formale, diçka që ishte shumë më e prekshme në jetën reale, duke reflektuar vulën e fushatës Biden-Harris dhe gjithçka që ata po përpiqen të bëjnë dhe jam e sigurt që do ta arrijnë.”

Në vijim të deklaratës, Wintour u shpreh se e sheh foton si “imazh të një gruaje që kontrollon jetën dhe do të sjellë udhëheqjen për të cilën kemi nevojë”. “Për mua, është thjesht një deklaratë e rëndësishme, por pozitive, për gratë, dhe gratë në pushtet,” tha ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close