Categories Fashion

Rregullat për t’u veshur me stil

“Çfarë do të vesh sot?”. Sa herë ia keni bërë vetes këtë pyetje! Disa femra duket se kanë një shije të lindur në zgjedhjen e veshjeve, por nuk është kështu, thjesht janë edukuar nga televizori ose nga revistat për shijen e modës, për stilin dhe janë të fiksuara pas tendencave të fundit. Për ato femra që nuk e kanë marrë këtë “edukim” kemi përzgjedhur disa sugjerime se si të vishen në mënyrën e duhur për çdo rast, përcjell “Zëri.info”.

Është e vështirë të kuptoni se si të visheni, sepse çdo ngjarje mund të karakterizohet nga veshjet që i shkojnë më së miri. Ka nga ato që vishen sipas tendencave të fundit dhe të tjera që vishen sipas stilit të tyre. Zakonisht këta persona në dollapin e tyre kanë bluza për një intervistë, xhaketa për të shkuar në mbledhje dhe veshje të zakonshme për takime. Duke lënë mënjanë këtë mënyrë veshjeje, për të kuptuar se si duhet të vishemi mund të bëjmë disa dallime shumë praktike. Së pari duhet të kuptojmë se ekzistojnë veshje për ditën dhe për në mbrëmjen.

Si të visheni në zyrë?

Është e mundur që të visheni me stil në zyrë, në klasë ose në vende të tjera pune. Në punë një grua nuk ka nevojë të jetë e çrregullt. Sigurisht që nuk mund të vishni një fustan mbrëmjeje, ndaj po ju japim disa këshilla që të bëni një përshtypje të mirë. Për zyrë veshja ideale përmban elemente klasike për gratë më të pjekura ose veshje të rastësishme për të gjitha moshat. Një shembull? Një triko ose një bluzë e kombinuar me xhinse të errëta. Pa harruar një rrip lëkure, çizme dhe një çantë, nga ato praktiket dhe të rehatshmet. Në verë trikoja mund të zëvendësohet me një këmishë me mëngë, përcjell tutje “Zëri.info”.

Si të visheni gjatë ditës dhe në mbrëmje?

A e dini se rregullat për veshje janë dhënë gjithashtu në mënyrën rreth sjelljes? Le të fillojmë me aksesorët: perla për ditën, ndërsa rubinë dhe diamante në mbrëmje. Ngjyrat e fustaneve mund të jenë më neutrale, ndonjëherë edhe pastel. Përveç kësaj, veshjet e ditës janë më të shkurtra se veshjet e mbrëmjes. Për ditën ‘bon ton’ përfshin edhe kapele mëngjesi, çaji etj. Kapelat nuk vihen në mbrëmje. Ndërsa palltoja vishet edhe gjatë ditës, edhe gjatë mbrëmjes. Manteli i gjatë është më e mirë për fustanet e gjata të mbrëmjes.

Veshjet që nuk dalin nga moda

Ka veshje prej të cilave zor se mund të heqim dorë, që përshtaten përsosmërisht si për vente mondane gjatë ditës, ashtu dhe në mbrëmje. Bëhet fjalë për veshje të cilat mund t’i përdorim pa problem. Ndër këto janë: Xhinse, klasike, pak elastike, por jo të çngjyrosura dhe/ose të grisura! Janë perfekte për në mbrëmje dhe gjatë ditës, pasi mund të bëhen edhe elegante, edhe sportive, në bazë të aksesorëve dhe pjesës tjetër të veshjes. Këmisha të bardha, klasike, me prerje djemsh…nuk ka limite, përcjell “Zëri.info”.

Rrip i zi prej kashmiri

Golf dhe një kardigan, më mirë nëse është kashmiri ose mëndafshi bezhë ose me ngjyra pastel për ditën. Xhaketa që mund të vishen veçanërisht me xhinse.

Këshilla praktike

Shfletoni revista mode, vështroni fotot dhe frymëzohuni për blerjet tuaja. Frymëzohuni nga një model: nëse në botën e spektaklit ka një burrë ose një grua me klas që ju pëlqen shumë, frymëzohuni nga veshjet e tyre për të pasuruar gardërobën. Akoma më mirë nëse personi ka një trup të ngjashëm me tuajin. Shihni veshjet e vitrinës. Blini komplete si ato që tregohen nëpër vitrina. Zakonisht dyqanet zgjedhin kombinime veshjesh që janë të studiuara mirë, lejoni të tjerët që të bëjnë punën dhe ju thjesht mblidhni frytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Fashion

Si të kaloni me stil nga dimri në pranverë: Ja 9 kombinime

Kapërcimi i stinëve, do të thotë njëherësh edhe kalim nga temperaturat e ftohta të dimrit…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Me te gjata dhe elegante/ Keto jane 5 veshjet qe do ju bejne te mos i tregoni kilet e teperta qe keni

Femrat e shkurtra zakonisht ankohen dhe duan të jenë më të gjata. Nuk është se…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Versace ‘shpërthen’ në ngjyra në Javën e Modës në Milano

Shtëpia italiane e modës Versace ofroi pantallona të gjera dhe fustane të ngushta në shfaqjen…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Trendi i palltove për 2022-in/ Ja ngjyra që nuk duhet të mungojë nga gardëroba juaj

Palltot me mëngë të gjata, rrip në bel dhe voluminoze është trendi i fundit për…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Njihuni me palltot që nuk duhet të mungojnë nga gardëroba juaj këtë vjeshtë (Foto)

Ndonëse jemi në fund të verës, pasarelat e modës dhe blogeret prej kohësh na paraqesin…

LEXO ME SHUME