Categories Fashion

Rregullat që duhet të zbatojnë meshkujt për veshjen me stil

Sekreti i veshjes së mirë fshihet në qepjen e duhur, dhe kështu edhe veshja e dizajnerëve mund të duket keq nëse nuk rri si e “prerë” për ju. Pasi që ta gjeni modelin tuaj të përkryer të kostumit, përmbajuni.

Pantallonat duhet të jenë ‘slim’, supet e ngushta, ndërsa beli i theksuar, këshillon rrobaqepësi Patrick Grant. Meshkujt shpesh gabojnë kur është fjala për gjatësinë e xhaketës. Ajo duhet të jetë në gjatësi me nyjën e gishtit të madh, ndërsa xhaketa shumë e shkurtër do të shtojë kilogramë në zonën e barkut, ka theksuar ai. Mëngët e xhaketës duhen të jenë të gjata aq sa të zbulojnë 1, 5 cm mëngë të këmishës.

Përveç modelit të qepjes rëndësi të madhe ka edhe materiali, ndërsa shumë dizajnerë rekomandojnë kashmir. Sa u përket ngjyrave, ngjyra zezë është klasike, ndërsa po aq mirë për “business look” duket edhe ngjyra e përhimët.

Çfarë duhet të keni kujdes gjatë blerjes së kostumit
A e keni zgjedhur madhësinë e duhur të xhaketës, mund të kontrolloni me një truk të thjesht. Vishni xhaketën dhe përthekoni pullat dhe do duhet të mbesë vetëm aq vend sa që në mes gjoksit dhe materialit të qëndrojë shuplaka.

Mëngët e xhaketës duhet të jenë aq të gjata për të zbuluar mëngët e këmishës një centimetër e gjysmë, në të kundërtën duhet t’i shkurtoni.

Pantallonat duhet të jenë deri te beli dhe jo deri te ijët. Përveç kësaj madhësia është e mirë, vetëm nëse pa asnjë mundim mund të vendosni gishtin në mes stomakut dhe materialit.

Kujdes me motivet e pazakonshme në kravatë
Nyja e kravatës nuk guxon të jetë më e gjerë se vetë kravata, por nëse zgjidhni kravatë me motive të pazakonshme siç janë pikat, kini kujdes. Bëni kujdes vetëm që pikat të jenë mjaft të mëdha për t’u parë, por jo për së tepërmi të mëdha, sepse do të duken joserioze.
Nëse nuk përdorni kravatë për çdo ditë, zgjidhni një këmishë me një jakë më të vogël.

Si të vishni jelekun
Jeleku është duke u kthyer me të madhe ne modë, dhe nëse e vishni me kravatë mund të duket mjaft elegant, derisa varianti pa kravatë është më i përshtatshëm për ‘casual style’.

Palltoja e shkurtër zgjat siluetën
Palltoja e shkurtër zgjat siluetën, ndërsa mostrat me katrore përshtaten me veshje neutrale, përcjell koha. Ngjyra e kaltër e marinarëve rri mirë me të gjitha nuancat e veshjes, madje edhe e zeza.

Rregullat
• Derisa qëndroni ulur gjithmonë hapni kopsat e xhaketës.
• Ora sportive përshtatet me veshjen casual, por jo edhe me kostum.
• Më pak është më shumë, dhe nëse përdorni edhe shami me kostum dhe kravatë, harrojeni gjilpërën në kravatë.
• Shamia për kostum rri mirë me çdo kombinim dhe më së miri rri me kostumin ngjyrë rëre.
• Skajet e qepura të dukshme në jakë të xhaketës nuk duhet domosdo të jenë shenjë e kualitetit, por janë detaj i efektshëm i cili bën që kostumi të duket më bukur, pikërisht si edhe jaka me ngjyrë të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Fashion

Si të kaloni me stil nga dimri në pranverë: Ja 9 kombinime

Kapërcimi i stinëve, do të thotë njëherësh edhe kalim nga temperaturat e ftohta të dimrit…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Me te gjata dhe elegante/ Keto jane 5 veshjet qe do ju bejne te mos i tregoni kilet e teperta qe keni

Femrat e shkurtra zakonisht ankohen dhe duan të jenë më të gjata. Nuk është se…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Versace ‘shpërthen’ në ngjyra në Javën e Modës në Milano

Shtëpia italiane e modës Versace ofroi pantallona të gjera dhe fustane të ngushta në shfaqjen…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Trendi i palltove për 2022-in/ Ja ngjyra që nuk duhet të mungojë nga gardëroba juaj

Palltot me mëngë të gjata, rrip në bel dhe voluminoze është trendi i fundit për…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Njihuni me palltot që nuk duhet të mungojnë nga gardëroba juaj këtë vjeshtë (Foto)

Ndonëse jemi në fund të verës, pasarelat e modës dhe blogeret prej kohësh na paraqesin…

LEXO ME SHUME