Fashion

Trendi i palltove për 2022-in/ Ja ngjyra që nuk duhet të mungojë nga gardëroba juaj

Palltot me mëngë të gjata, rrip në bel dhe voluminoze është trendi i fundit për sezonin dimëror 2021-2022. Stilistja e njohur shqiptare, Anila Konomi, teska flet për trendet e fundit të modës, thotë se ngjyra e 2022-it, për pallto, xhaketa, fustane, triko do të jetë ngjyra e livandos, pra violë e hapur.

Anila Konomi: Palltot e sezonit 2021-2022 do jenë pallto me mëngë të mëdha, linja e supit të jetë e gjerë, e fortë dhe e pushtetshme.

Mëngët e gjata, rripi që thekson belin, xhepat pllakë janë trend. Domethënë është ndërthurja e një pallto të pushtetshme burrash, por e ardhur në një linjë me femërore, sensuale.

Ngjyrat trend janë e verdha, jeshilja e esmeraldit, jeshilja e fortë. Por një nga ngjyrat kryesore që duhet të keni parasysh për 2022-in është ngjyra e livandos, ngjyra violë e hapur do jetë kolori më në modë, do të jetë në pallto, xhaketa, fustane, triko.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close