Fashion

Versace ‘shpërthen’ në ngjyra në Javën e Modës në Milano

Shtëpia italiane e modës Versace ofroi pantallona të gjera dhe fustane të ngushta në shfaqjen e saj ne Javën e Modës në Milano, duke paraqitur një koleksion Vjeshtë-Dimër që luante me kontrastet.

Stilistja Donatella Versace e hapi shfaqjen me pantallona të zeza, përpara se të prezantonte fustanet prej sateni në ngjyrë vjollcë, rozë dhe nude. Modelet kanë parakaluar me pantallona të gjera me shirita si dhe pantallona lateksi. Kishte gjithashtu një sërë minifundesh, bluza me printime etj.

“Ky koleksion është ndërtuar mbi kontrast dhe tension – si një brez elastik i tërhequr fort dhe gati për t’u rikthyer me një grumbullim energjie“, tha Donatella Versace për linjën. “Kjo ndjenjë është thjesht e papërmbajtshme për mua. Ajo hap mundësi të reja dhe i bën gjërat të ndodhin”.

Java e Modës në Milano, me koleksionet Vjeshtë-Dimër 2022 mbyll siparin këtë të hënë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close