Këngëtarja e njohur Ronela Hajati me anë të një postimi pas mesnatës ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se sot feston ditëlindjen.
“Në këtë ditë të shënuar që do mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t’i them vetes: Ron, je si shpirt!” – ka shkruar Ronela në Instastory.Më pas Ronela ka vijuar me një postim tjetër, ku ka zbuluar se kjo ditë e saj e veçantë do të zgjasë plot një muaj.
Ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen për mua! Një Virgjëreshë e vërtetë, ditëlindja e së cilës do zgjasë një muaj të tërë.” Këngëtarja ka marrë urime nga kolegët dhe miqtë, disa prej të cilave i ka shpërndarë në Instastory.


