Categories Lajme

“Gilmando Dani i rehabilituar dhe i parrezikshëm”, gazetarja zbardh raportet e burgut

Gazetarja Lindita Çela, e ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, zbuloi se viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, në raporte ishte “i rehabilituar dhe i parrezikshëm”.

“Të gjitha raportet e Drejtorisë së Burgjeve e përshkruanin viktimën si njeri totalisht të rehabilituar dhe të parrezikshëm. Dhe unë e besoj totalisht. Nuk kam pikën e ndryshimit te kjo pikë. Unë po ngre dyshimet e mia për faktin se si është emëruar një person në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ku agjencia vetë thotë që ka rregulla të caktuara, ka filtra shumë të caktuara, dokumenta të cilat duhet t’i përmbushë”, tha Çela.

“Kam tre ditë që ngre pikëpyetje dhe akoma s’kam marrë përgjigje në lidhje me këtë. Pastaj themi sa përmasa ka marrë krimi i organizuar. SPAK vetë deklaronte që ka në hetim një numër të konsiderueshëm policësh, nga raportimet apo edhe nga nga komunikimet në Skype, ku ka edhe prokurorë”, shtoi gazetarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME