Categories Lajme

Giuseppe, italiani që erdhi në Shqipëri 30 vjet më parë/ Ngriti një biznes të suksesshëm dhe një familje të lumtur

Investitorët e huaj që vijnë në Shqipëri jo në pak raste, jo vetëm që kanë konsoliduar sipërmarrjet e tyre në vendin tonë por edhe kanë krijuar familje me shqiptarët. Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduart Shalsi ka sjellë rastin e familjes italo-shqiptare të Giuseppes që erdhi në Shqipëri 30 vjet më parë për të parë mundësitë që ofronte vendi ynë dhe jo vetëm që ngriti një biznes të suksesshëm por edhe krijoi një familje të lumtur.

“E specializuar në përpunimin e materialeve me fije qelqi dhe karboni, kompania është mjaft e njohur edhe për prodhimin e varkave, skafeve dhe sediljeve për makinat “Rally” të cilat eksportoheshin në Itali me logon “Made in Albania”- shprehet Shalsi.

Ministri e vlerëson shumë të këndshëm bashkëbisedimin me Giuseppen, i cili siç thotë ai “plot pasion më shpjegoi të gjitha proceset e punës duke më prezantuar edhe me disa punonjës që ishin rritur në këtë sipërmarrje dhe përbënin një aset të pazëvendësueshëm”. “Problematikat me rrugën, ujin dhe fuqinë punëtore i mbajtëm shënim për t’i referuar tek institucionet përkatëse”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME