Categories Lajme

Gjykata sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Gjykata e Fierit me kërkesë të Prokurorisë, ka sekuestruar pasuritë e Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij.

Saimir Taullau njihet si kundërshtar i përbetuar i Aldo Bares, ish-kreut të “bandës së Lushnjës”, që po vuan dënimin në qeli.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Vladimir Cjapi.

Taullau ka qenë edhe më parë i hetuar gjatë operacionit Forca e Ligjit, ku OFL e procedoi pikërisht për pasuritë e pajustifikuara dhe që dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme.

Prokuroria e Fierit, edhe më herët, në maj 2024, ka sekuestruar 6 pasuri të Saimir Taullaut dhe të afërmëve të tij, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Saimir Taullau është një biznesmen nga Lushnja, teksa sipas organit të akuzës është i dyshuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Familja e tij njihet si rivale e grupit të Aldo Bares në Lushnjë, teksa në vitin 2005 kanë ekzekutuar Baki Taullaun, vëllain e Saimir Taullaut.

Në muajin prill 2024, Saimir Taullaut i janë sekuestruar 4 pasuri, teksa në vijim të hetimeve i janë sekuestruar edhe 6 pasuri të tjera, në emër të shtetasve A.T. dhe V.T.

Pasuritë që sekuestruar Prokuroria deri tani janë:

Pasuria nr. 1/527, ZK 8572, vol. 25, fq. 96, ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, e llojit “truall”;
Pasuria nr. 104/44, ZK 3268, vol 2, fq, 182, ndodhur në Savër, Lushnje, e llojit “arë”, me sipërfaqe 15,323 m2;
Pasuria nr. 857/28, ZK 2087, vol. 8, fq. 193, ndodhur në Karbunarë e Poshtme, Lushnje, looji “arë”;
Pasuria nr. 151/2+1-10, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 128 m2;
Pasuria nr. 102/22-16, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji apartament me sipërfaqe 96.17 m2; dhe
Pasuria nr. 104/81+2-21, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 105.57 m2.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Peqin, Goditi nxënësin në oborrin e shkollës, e pëson mësuesi 51-vjeçar

Policia e Peqinit ka nisur hetimet për një mësues të një shkolle 9-vjeçare. Sipas njoftimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë!

Reshjet e ditëve të fundit dhe lëvizjet e terrenit kanë shkaktuar dëmtime serioze në dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria arenë krimi/ Plagosje dhe vrasje në mes të ditës, nën hundën e Policisë

Dy ngjarje të rëndë kanë tronditur vendin pasditen e kësaj të premte (20 shkurt), të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pagesat me kartë arritën rekord të ri në 2025 në Shqipëri

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar, duke arritur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjyshja e denoncoi të humbur, 14-vjeçarja kthehet në banesë: Ika me dëshirë

Një 14-vjeçare nga Gramshi, Amelja Mersiti, e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 12…

LEXO ME SHUME