Categories Lajme

Grabiti makinën dhe tentoi të largohej, si u kap në flagrancë 14-vjeçari në Fier

Policia ka arrestuar një 14-vjeçar, i cili grabiti një automjet dhe tentoi të largohej.

Mësohet se efektivët, sapo janë njoftuar për vjedhjen e automjetit në lagjen ‘11 Janari’ në Fier, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e autorit.

Sipas uniformave blu, dyshohet se 14 vjeçari me ndihmën e dy të miturve të tjerë ka vjedhur edhe 3 automjetet të tjera gjatë 2 muajve të fundit.

“Në vijim, nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të mitur të tjerë (të proceduar penalisht më parë, në gjendje të lirë), ka vjedhur gjatë periudhës gusht-shtator 2023, dhe 3 automjete”, informon policia.

Për shkak të moshës së tij, veprimet procedurale thuhet se janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjetet e vjedhura. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur.

Njoftimi i Policisë:

U kap në flagrancë teksa largohej me një automjet që sapo kishte vjedhur, ndalohet 14-vjeçari.

Nga hetimet rezultoi se 14-vjeçari dhe 2 të mitur të tjerë, gjatë këtyre 2 muajve, kanë vjedhur dhe 3 automjete.

Sekuestrohen 4 automjetet e vjedhura.

Sapo janë njoftuar për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “11-janari”, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur ndalimin e autorit të këtij rasti, një 14-vjeçar, i cili u kap në flagrancë, ndërkohë që po largohej me automjetin që kishte vjedhur.

Në vijim, nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të mitur të tjerë (të proceduar penalisht më parë, në gjendje të lirë), ka vjedhur gjatë periudhës gusht-shtator 2023, dhe 3 automjete.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjetet e vjedhura.

Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME