Categories Lajme

Hyn në fuqi më 15 gusht ligji i ri për masat kundër duhanit

Ligji i ri “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i cili parashikon forcimin e një sërë masash, hyn në fuqi në datën 15 gusht, duke sjellë disa risi për duhanpirësit dhe subjektet. Referuar ndryshimeve, tashmë do të ndalohet përdorimi i cigares elektronike, duhanit me ngrohje apo shishe/nargjile, në ambiente të mbyllura, duke aplikuar për to të njëjtat rregulla si për format konvencionale të duhanpirjes.

Gjithashtu, me ndryshimet e fundit ligjore rriten masat penalizuese ndaj subjekteve që gjenden në shkelje të ligjit. Kështu, gjoba për të gjithë subjektet që shkelin ligjin për pirjen e duhanit në ambientet e brendshme është 300 mije lekë, por, nëse ata do të kapen në shkelje të përsëritur brenda një periudhe 3-mujore, masa administrative 2-fishohet, duke arritur  arrin në 600 mijë lekë. Ndërkohë që, nëse subjekti i tatueshëm i penalizuar për herë të dytë gjendet përsëri në shkelje brenda një afati kohor 1-vjeçar, atëherë ndaj tij vendoset gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve dhe pezullim të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës.

Po ashtu, ligji i ri ndalon promocionin e fshehur nëpërmjet ngjyrave të logos së produkteve të duhanit. Ndërsa, nga ana tjetër, parashikon heqjen nga tregu nga qarkullimi të paketimeve të vogla, që kryesisht kanë nga 10 cigare. Megjithatë, kjo është një masë që do të zbatohet 2 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit. Ndërkaq, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka nisur trajnimet me punonjësit, me qëllim zbatimin e ligjit të ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME