Categories Lajme

I mori jetën të miturës shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata italiane dënon me 17 vite burg autorin

Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dënuar me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autorin e vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i apartamentit të saj në Piacenza, më 25 tetor 2024.

Hetimet zbuluan se i pandehuri, i cili kishte pasur një marrëdhënie sentimentale me të miturën, e kishte shtyrë nga ballkoni pas një debati, pasi vajza kishte vendosur ta ndërpriste lidhjen.

Sipas prokurorisë, pasi Aurora u përpoq të kapte kangjellat për të shpëtuar, ai e goditi në duar me gjunjë për ta detyruar të binte. Dëshmitarë në vendngjarje kanë konfirmuar versionin e ngjarjes.

Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, çka i dha të riut të drejtën për një ulje të dënimit me një të tretën. Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet e 8 muaj, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin nga akuzat, duke pretenduar se bëhej fjalë për “një aksident” apo “një veprim të paqëllimshëm”.

Gjykata njohu të gjitha rrethanat rënduese, përfshirë edhe përndjekjen që vajza kishte përjetuar para ngjarjes, ndërsa e vetmja rrethanë lehtësuese e pranuar ishte mosha e vogël e autorit. Arsyetimi i plotë i vendimit pritet të publikohet brenda 90 ditësh.

Në sallën e gjyqit ishte e pranishme edhe nëna e Aurorës, Morena Corbellini, e cila u shpreh: “Jam e kënaqur me dënimin, edhe pse 20 vite do të ishin më të përshtatshme. Të paktën drejtësia u vu në vend. Kam besuar gjithmonë tek drejtësia.”

Ajo njoftoi gjithashtu se do të krijojë një shoqatë në emër të vajzës së saj, me synimin për të ndihmuar të rinjtë dhe gratë që përballen me dhunë apo manipulim në marrëdhënie.

Ndërkohë, avokati i të miturit, Ettore Maini, deklaroi për mediat se do të apelojë vendimin, duke vënë në dyshim besueshmërinë e disa dëshmitarëve dhe autenticitetin e regjistrimeve audio të procesit hetimor.

Tragjedia e Aurorës ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, duke rikthyer në vëmendje nevojën për mbrojtje më të madhe të të miturve nga dhuna dhe marrëdhëniet abuzive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorës, është ndarë nga jeta në moshë të re infermerja Kristina Kokaj

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, i moshuari tenton të godasë gruan me sende të forta në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë ka tentuar të vrasë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME