Categories Lajme

“Illyrian Guard është policia private e Edi Ramës”, Caka: Ja si bëhen rekrutimet në këtë strukturë

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka thotë se kompania Illyrian Guard është policia private e Edi Ramës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Caka thotë se struktura e këtij shërbimi u refuzua edhe nga ambasadat e huaja. Referuar një emisioni investigativ, Caka shprehet se rekrutimet për këtë strukturë bëhen në mënyrë korruptive. Ish-deputetja ngre disa pyetje, ndërsa thotë se kjo lloj strukture do t’i shërbejë institucioneve të rilindjes.

“Illyrian Guard u konceptua gabim që prej fillimit, për shkak të mbivendosjes, dyzimit dhe denatyralizimit të kompetencave që duhet të ketë një strukturë policore. Shërbimet e kësaj strukture u refuzuan nga ambasadat e huaja në Shqipëri, pikërisht për mungesën e besimit që kjo strukturë ofron. Skandalet me të vazhduan kur u hapën procedurat e tenderëve për uniformat apo për pajisje sigurie, të cilat do të merreshin me qera 4 vjeçare, do të paguheshin 1.6 milionë euro dhe do të ktheheshin përsëri!?

Një tjetër skandal ishte ofrimi i pakërkuar i shërbimit të sigurisë për ambientet e televizionit Ora News, të cilin po tentojnë t’a kontrollojnë me çdo kusht. E mesa duket skandalet nuk do të pushojnë… Dje, emisioni investigativ ”STOP”, ka denoncuar nëpërmjet një video regjistrimi, se rekrutimet në këtë strukturë, bëhen vetëm në mënyrë korruptive, duke paguar shefat e mëdhenj. Duke paguar 500 mijë lekë të vjetra, në radhët e Illyrian Guard mund të punësohet kushdo dhe efektivët e Illyrian Guard mund të depërtojnë deri në zyrat më të larta të institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Sa korrekt do jetë me ligjin një punonjës i Illyrian Guard, kur vendin e punës e ka fituar nëpërmjet korrupsionit? Çfarë garancie i jep Edi Rama dhe Sandër Lleshaj qytetarëve për sigurinë e institucioneve, që shqiptarët i paguajnë nga xhepi i tyre? Çfarë garancie i jepet punonjësve të këtyre institucioneve, që do të jenë të sigurtë në kryerjen e detyrave të tyre? Illyrian Guard është pa dyshim policia private e Edi Ramës (jo se Policia e Shtetit nuk është), por Illyrian Guard do të sigurohet që asetet publike, institucionet dhe punonjësit e administratës, do t’i shërbejnë zellshëm Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Caka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME