Një rast pozitivë ka rezultuar në 24 orët e fundit në Sarandë, konfirmoi zyrtarisht ministria e Shëndetësisë. Panorama raporton se përgjigja pozitive e tamponit ka dalë për një pushues nga Orikumi. Ai ishte vizituar ditën e shtunë në Sarandë, pasi nuk ndihej mire. Gjate vizitës iu mor edhe tamponi i cili u dërgua në Tiranë. Pas vizitës pushuesi është larguar në Orikum, ku edhe po trajtohet aktualisht. Në Sarandë ai ishte me pushime bashke me bashkëshorten.
Categories
Lajme
Infektohet banori i Orikumit në Sarandë
