Categories Lifestyle

Ja përse të gjithëve u duhet një Luan në jetë

Guximtar, i zjarrtë dhe inteligjent, Luani është një udhëheqës i natyrshëm i zodiakut, i gatshëm për të ndezur zjarrin, për të zhdukur padrejtësinë dhe për të bërë një emër për veten gjate rrugës së jetës. Luanët e vendosin veten në vend të parë dhe do të hedhin poshtë një plan që nuk përshtatet me agjendën e tyre apo idenë e argëtimit. Ky lloj tipari ka krijuar një ide të gabuar që Luanët janë arrogantë. Por në anën tjetër të monedhës, kur një Luan zgjedh të kalojë kohë me ty, është vërtet sepse ai apo ajo dëshiron.

Luanët  janë të apasionuar në të gjitha drejtimet, duke përfshirë marrëdhëniet dashurore, i duan gjestet e mëdha dhe duan të tregojnë botën sa të kujdesshëm dhe të vëmendshëm mund të jenë. Ata gjithashtu nuk mund t’i rezistojnë dëshirës për të rënë në sy dhe shpesh i blejnë partnerin të tyre dhuratat më të shtrenjta dhe më të mira.

Puna dhe aparenca e jashtme janë të rëndësishme për këtë shenjë. Ndërsa gjithë të tjerët janë të entuziazmuar nga personaliteti i Luanit, Luani çuditërisht është kritiku me i madh i vetes dhe e konsideron çdo ditë një sfidë. Shumica e njerëzve supozojnë se Luanët janë vetëm për veten e tyre, por arma e tyre sekrete është aftësia e pakufishme për dashuri, afeksion dhe bujari.

Tiparet Negative Kokëfortë/ Duhen shumë argumente bindëse për t’ia ndryshuar mendjen.
Egoist/Në fakt, vetja e tyre është kaq e madhe sa i pengon ata në rrugën e tyre drejt suksesit.
Posesiv/I prirur për xhelozinë.
Dominues/Për shkak se ai/ajo është mbreti i xhunglës, e harruat?
Te paduruar/Unë dua gjithçka dhe e dua që tani!
Arrogant/Sepse thjesht kështu duhet të sillet një mbret

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME