Categories Lajme

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat, zhvati qytetarët , arrestohet i kërkuari…

Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës pas operacionit të koduar “Deceiver”, teksa hiqej si prokuror duke mashtruar qytetarët për qëllime përfitimi, teksa kishte thyer edhe masën e arrestit shtëpiak, po për mashtrim.

Ai tentoi të mashtronte edhe efektivët, por pa rezultat. Gjithashtu u arrestua edhe një 19-vjeçar për armëmbajtje pa leje, pasi strehonte të dyshuarin në banesën e tij.

Si provë sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se i ka përdorur 49-vjeçari, në këtë veprimtari kriminale.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “mashtrimi”, “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, si dhe E. Ç., 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, bëri me dije policia vendore.

Nga hetimet dyshohet se duke u prezantuar si prokuror dhe duke i premtuar se do të paguheshin nga institucioni i Prokurorisë, A. M. ka punësuar disa persona në shërbim të tij, të cilëve i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik. Gjithashtu, ka kërkuar favore në institucione dhe subjekte të ndryshme.

“Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 49-vjeçari ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “mashtrimi”, pasi është paraqitur në institucione dhe iu ka marrë para qytetarëve, duke u prezantuar si prokuror”, bëri me dije policia.

Në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e rastit, u krye edhe kontroll në banesën e E. Ç., në Sarandë, ku qëndronte i kërkuari.

“Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik tip “Shars”, municion luftarak dhe dokumente të ndryshme zyrtare, radio si të Policisë dhe një kompjuter të cilat dyshohen se janë përdorur nga shtetasi A. M., për mashtrime”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.    

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME