Categories Lajme

Kalaja u përpoq të mbrohej nga plumbat, sekretarja e seancës: Shkambi ma drejtoi pistoletën mua, por…!

Shqipëria u trondit më 6 tetor nga një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë në sistemin e drejtësisë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë shpalljes së një vendimi gjyqësor.

Autori i dyshuar i vrasjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi. Sipas raportimeve nga “Vizion Plus”, autori mbushi armën sapo gjyqtari dha vendimin dhe qëlloi fillimisht me një plumb në drejtim të tij.

Gjyqtari Kalaja tentoi të largohej dhe të mbrohej, por Shkambi e qëlloi edhe dy herë të tjera, duke e plagosur për vdekje në kraharor dhe në bark.

Më pas ka plagosur babë e bir me të cilët ishte në konflikt në lidhje me pronën.

Sipas dëshmisë së sekretares së gjykatës, autori ka drejtuar armën edhe në drejtim të sekretares, por nuk e ka shkrepur.

Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Xhaxhai akuzohet për vrasje në bashkëpunim.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME