Categories Lajme

Kinë/ Shoferi hedh në rezervuar me autobus 21 nxënës, mësoni arsyen!

Hetuesit në Kinë kanë dalë në përfundimin se aksidenti me autobusin e nxënësve që mori 21 jetë, ishte i qëllimshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinën jugore ku një autobus me maturantë doli nga rruga dhe u fundos në një rezervuar aty pranë.

Tashmë si duket është zbuluar se shoferi, i mërzitur sepse qeveria do t’i shembte shtëpinë, kaloi disa kori nga rruga që po ndiqte dhe e drejtoi mjetin drejt ujit. Shoferi, i cili humbi jetën në përplasjen e së martës, “shënjestroi me dashje” pasagjerët e tij duke kaluar gjashtë korsi trafiku dhe u hodh në rezervuar, njoftoi departamenti i policisë së qytetit të Anshun.

Shoferi, i identifikuar vetëm me mbiemrin Zhang, ishte i pakënaqur që shtëpia e tij e marrë me qira të shkatërrohej dhe kishte konsumuar alkool pak para shembjes, thuhet në deklaratë.

Veç 21 viktimave, si pasojë e ngjarjes së rëndë, mbetën të plagosur 15 persona. Në autobus po udhëtonin gjimnazistë të vitit të fundit të cilët ishin rrugës për të marrë në provimet kombëtare për t’u pranuar në shkollë të lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME