Categories Covid-19

Kosov, Bilanci i 24 orëve të fundit

Vijojnë shifrat e larta nga koronavirusi në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 pacientë, ndërsa janë konfirmuar 334 raste të reja infektimi.

Njoftimi i plotë: 1621 TESTIME, 81 TË SHËRUAR DHE 334 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 334 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME