Kryeqytetet e modës si New York, Londra, Milano dhe Parisi, kanë zgjedhur e tendencat e modës për sezonin Pranverë/Verë 2019.
Protagonist absolutë janë vitet ’70, ngjyrat si një koktej me forma gjeometrike dhe rigoroze.
Aroma e Lindjes dhe Perëndimit, do të jenë frymëzimet kryesore sidomos për aksesorët që do të spikasin gjatë këtij sezoni. Rikthimi i modës të viteve 70 vjet varion nga pantallonat, kryesisht tek xhinset e deri tek fustanet: xhinse blu moderne dhe urbane frymëzuar nga veshjet e mekanikëve janë të dukshme tek propozimet e Stella McCartney, Chloe dhe Fendi.
Ato shoqërohen nga xhaketa me vëllim, shpesh me motive ushtarake siç i sjellin stilistët Michael Kors dhe Marc Jacobs.
Nuk do të mungojnë lulet, shpesh me efektin neon por edhe pop art, duke nxjerrë në pah anën femërore siç orienton Victoria Beckham, Marc Jacobs dhe Dolce & Gabbana.
Kthimi i madh janë pikat, të famshmet polka, por këtë herë tre ngjyrëshe bardhë-kaltër-kuqe.Ngjyrat e ngrohta qarkullojnë nga portokallia te e kuqja, roza apo perla gri.
Kthimi i madh janë pikat, të famshmet polka, por këtë herë tre ngjyrëshe bardhë-kaltër-kuqe.Ngjyrat e ngrohta qarkullojnë nga portokallia te e kuqja, roza apo perla gri.
E bardha, kthehet më konceptuale nga aksesorët deri tek copat prej dantelle dhe tyli, kryesisht me stil minimalist.