Categories Kulture

10 vjet pa aktorin e madh të humorit vlonjat, Leka Kruta

Mbushen 10 vjet pa aktorin e madh të humorit vlonjat, Leka Kruta. Në këtë kuadër sot, është organizuar një aktivitet përkujtimor, organizuar nga vajza e tij, Renata Kruta, me mbështetjen e Bashkisë së Vlorës. Kurora dhe buqeta me lule, si dhe disa fotografi nga aktiviteti ndër vite i Krutës, janë ekspozuar në hollin e teatrit “Petro Marko”, aty ku “babai i humorit vlonjat”, ushtroi aktivitetin e tij të përditshëm.

Renata Kruta, është shprehur mjaft e emocionuar në këtë përvjetor të babait të saj, teksa tha se Leka Kruta, ishte jo vetëm një artist me vlera të jashtëzakonshme, por edhe një familjar dhe prind i përkushtuar.

Ndërsa drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Vlorës, Skënder Spahiu, teksa vlerësoi figurën dhe kontributin e Krutës, përshëndetit edhe në emër të kryebashkiakut, Dritan Leli. Leka Kruta u lind në Vlorë në 19 shtator 1927. Kruta është ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të Vlorës.

Në jetën e tij të gjatë krijuese ka interpretuar në 150 premiera me rreth 800 personazhe. Historia e Trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës, është e lidhur ngushtë me emrin e Leka Krutës.

Për këtë kontribut përgjatë karrierës 40-vjeçare, Kruta është vlerësuar me tituj nderi, si: “Artist i Merituar”, “Qytetar Nderi i Vlorës”, por edhe me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME