Categories Kulture

15 vjet pa personalitetin e kulturës, muzikologun Haxhi Dalipi

15 vjet pa personalitetin e kulturës, muzikologun Haxhi Dalipi. Për ta sjellë në kujtesë, prej dorës së tij, kënga popullore “Janinës ç’i panë sytë” u bë gati si një këngë kombëtare. Profesori pak kohë para se të ndërronte jetë, në 15 shtator 2006, ishte drejtori i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore pas viteve ‘90. Ai lindi më 20 shkurt 1941, në Gjirokastër, në këtë qytet që sot mbrohet nga UNESCO-ja si “Pasuri kulturore e njerëzimit”.

Më kujtohet viti 1997, kur na priti në Vlorë, më 28 nëntor, për të përgatitur festimet e 85-vjetorit të pavarësisë. Vlora ishte akoma në tym. Artistët e Teatrit të Operas e Baletit që vinin në Vlorë për të bërë provat e koncertit i priti profesor Haxhiu, i cili u dha zemër me praninë e tij dhe muzikantët nga e gjithë Shqipëria e Kosova u bashkuan aty. Ende kishte të shtëna në ajër, ditën dhe natën.

Atë natë profesori dirigjoi orkestrën e korin e madh, dirigjoi himnin kombëtar në fillim tëkoncertit. “Ku mund të këndohet më mirë se në Vlorë Himni i Flamurit?”,- na tha atë darkë të paharruar, në Vlorën që po linte pas të shkuarën e tingujt e muzikës po e ringjallnin. Kështu ishte Haxhiu! E donte muzikën po aq sa Vlorën, Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë. E filloi rrugën me instrumentin e flautit në Liceun Artistik në 1957-n nën drejtimin e profesorit të shquar, Ramadan Sokoli. Për disa vite dha mësim në Himarë, ku u mëkua me dashurinë për isopolifoninë, të cilën e bëri pjesë të pandarë të jetës.

Më tej në Institutin e Lartë të Arteve vazhdoi studimet për dirigjim e kompozicion. Krijoi ansamblin “Labëria”, Orkestrën Simfonike dhe më pas Filarmoninë, drejtoi Shkollën e Muzikës e Qendrën Kulturore të Vlorës për vite me radhë. Kush nuk njeh sa duhet vlerën e punës së tij, le të dëgjojë një çast isopolifoninë e krahinës së Vlorës. Sot isopolifonia shqiptare është “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO-ja.

Është edhe profesori i nderuar aty! Ai e ngriti interpretimine grupeve isopolifonike në lartësitë artistike dhe vlerat që i do isopolifonia. E njihte si mjeshtri punën isopolifoninë. E preku atë, e shkroi dhe kumtoi vlerat e saj në aspektin shkencor dhe artistik në Shqipëri e jashtë saj.

Na mungon të gjithëve ne. U mungon studentëve të Akademisë së Arteve, kolegëve muzikantë, miqve e shokëve në Tiranë, Vlorë e gjithë Shqipërinë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e më tej. Në fakt shpirtërisht, profesori është afër, sepse emri i kujtohet ashtu si portreti i tij fisnik dhe personaliteti i spikatur. Ai është afër se edhe Vlora ku la amanet të prehet, e futi në radhët e qytetarëve të saj të nderit.

Është afër se Labëria nuk do ta harrojë kurrë emrin e tij e do ta kujtojë gjithmonë. Është koha që Haxhi Dalipi të kujtohet dhe ne e kujtojmë sot e gjithë ditën. E kujtojmë së bashku me profesorët dhe kolegët tanë të nderuar që s`jetojnë më si: Çesk Zadeja, Tish Daija, Gjon Simoni, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro etj. Kjo është tradita jonë dhe aty është edhe profesori i nderuar Haxhi Dalipi.Nga Vasil Sofokli Toleo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME