Categories Kulture

1938/ Rekomandimi i Mbretit Zog për shqiptarët për festën e Pavarësisë

“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të martën e 29 nëntorit 1938, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me fjalimin e mbretit Zog të mbajtur me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Thirrja e mbretit Zog për të gjithë shqiptarët

Burimi : Il Popolo del Friuli, e martë, 29 nëntor 1938, f.6
Burimi : Il Popolo del Friuli, e martë, 29 nëntor 1938, f.6
Tiranë, 28 nëntor.

Në fjalimin e mbajtur në radio për përvjetorin e njëzetë (njëzet e gjashtë) të pavarësisë së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Mbreti Zog, pasi u drejtoi disa fjalë të shkurtra përshëndetëse të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, shtoi : “Si udhëheqësi juaj më i lartë do të doja t’ju bëja një rekomandim : kudo që të jeni, shtrëngoni duart vëllazërisht, duke iu përkushtuar me vullnet të palodhur veprave të përparimit, sepse arritja e pavarësisë së atdheut nuk mjafton, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për të bashkuar të gjithë shqiptarët me qëllim konsolidimin dhe zhvillimin e lirisë.”

Edhe mbretëresha Geraldinë u drejtoi shqiptarëve disa fjalë të shkurtra urimesh. Më vonë një zyrtar i lartë i drejtorisë së postës dhe telegrafit përkujtoi në radio Guglielmo Marconin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME