Categories Kulture

1939/ “Oferta” e Hitlerit ndaj Mbretit Zog, kurthi që nuk funksionoi në Varshavë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Prill 2023

“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të enjten e 13 korrikut 1939, në faqen n°10, një shkrim rreth kurthit që nazistët kishin ndërmend të organizonin ndaj Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare asokohe në Varshavë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Hitleri fton Zogun të jetojë në një kështjellë pranë Rinit (Rhine)

Oferta shihet si komplot italian për të marrë arkat e thesarit.

Nga Alex Small

Shërbimi për shtyp i Chicago Tribune

Varshavë, 12 korrik. — E çliruar përkohësisht nga ankthi për rreziqet e një lufte të mundshme me Gjermaninë, popullsia e kryeqytetit polak filloi sot të shfaqte kuriozitet të konsiderueshëm për praninë e ish-mbretit Zog të Shqipërisë, mbretëreshës së saj, Geraldinës, foshnjës së tyre dhe njëzet e dy shqiptarëve të tjerë.

Monarkët e rrëzuar nuk shfaqen kurrë në publik dhe Zogu, me kërkesë të zyrtarëve të qeverisë polake, ka refuzuar të takojë gazetarët.

I dërguari i nazistëve viziton Zogun.

Zogu, i cili u detyrua të largohej nga Shqipëria me familjen kur Italia pushtoi mbretërinë e tij, u vizitua dy herë dje nga Hans-Adolf von Moltke, ambasadori gjerman në Poloni. Pasi fillimisht u refuzua në audiencë nga ish-mbreti, ambasadori kërkoi ndihmën e ministrisë së jashtme polake.

Tema e bisedës së tyre ishte një ftesë nga qeveria e Adolf Hitlerit drejtuar Zogut për të shkuar në Gjermani me familjen dhe suitën e tij për t’u vendosur në një kështjellë pranë Rinit (Rhine). Thuhet se kështjella është mobiluar nga vetë Hitleri.

Qarqe të mirëinformuara thanë se veprimi i Gjermanisë ishte frymëzuar nga Italia, aleatja e saj. Ftesa u interpretua si një hile për ta futur Zogun në një kurth dhe për t’i marrë thesarin që ai mbante në më shumë se gjashtëdhjetë kutitë (ekzistenca e thesarit në këto kuti është një hipotezë e gazetës që nuk është konfirmuar) që erdhën këtu me shqiptarët.

Sido që të jetë Zogu është qendër e veprimtarisë misterioze.

“Diçka po ndodh,” — thanë qarqe të mirëinformuara. Ata deklaruan se sipas planeve të shpallura të Zogut, ai dhe suita e tij do të lundronin nesër nga porti polak i Gdynia-s për në Angli.

Sonte persona pranë Zogut deklaruan se këto plane ishin ndryshuar papritur dhe se “Oborri mbretëror shqiptar” do të qëndrojë në Varshavë të paktën edhe disa ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Të  lindësh në kryeqytetin e çdo vendi natyrisht është privilegj i çdo qytetari të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Shkolla Tregtare Vlorë, detyrimi moral për vlonjatët

Nga Ergys Alushi Qyteti i Vlorës e ka detyrim moral, qytetar e historik të festojë…

LEXO ME SHUME