Categories Kulture

25 mijë turistë vendas e të huaj në Përmet

Qyteti i Përmetit vijon të jetë në qendër të udhëtimeve të turistëve të shumtë vendas e të huaj, i cili që prej janarit të këtij viti është vizituar nga rreth 25 mijë turistë. Përmeti ka qenë një mundësi më shumë për turistët që kanë mundur të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik. Zyra e Turizmit në bashkinë e Përmetit bën të ditur për ATSH-në se “në periudhën janar-gusht të këtij viti Përmeti është vizituar nga rreth 25 mijë turistë vendas e të huaj”.

“Turistët e huaj, si gjermanë, holandezë, italianë, por edhe izraelitë, francezë, austriakë, polakë, çekë, grekë, kinezë kanë preferuar të vizitojnë qytetin e Përmetit, duke u ndalur kryesisht në disa nga pikat turistike më të njohura të qytetit si Ujërat Termale, kanionet e Lengaricës, objektet e kultit, atraksionet natyrore në Malin e Dhembelit dhe Nemërçkës, luginën e Vjosës, Gurin e Qytetit, etj.”, thekson zyra e Turizmit në bashkinë e Përmetit.
Sipas kësaj zyre, gjatë viteve të fundit kanë gjithnjë e më shumë një trend në rritje për të vizituar Përmetin, që ruan në territorin e tij destinacione të rëndësishme të ekoturizmit, turizmit të aventurës me biçikletë, hiking dhe atë lumor.

Zyra e Turizmit në bashkinë e Përmetit, shprehet se “këtë vit ka një rritje me 500 turistë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku u shënua një shifër prej 24 500 turistë vendas e të huaj”. “Qyteti ynë edhe këto ditë shtatori po vizitohet nga turistë të shumtë, veçanërisht ujërat termale të Bënjës dhe Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli janë nga më të preferuarit prej tyre”, shton zyra e Turizmit. Një ndër pikat më të vizituara dhe të qëndrimit të turistëve me kampingje janë Ujërat Termale të Bënjës të vendosura rrëzë malit.

Përmeti është vendi ideal për pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak dhe climbing, të gjitha këto aktivitete të një familjeje aktive. Duke u shndërruar në një pikë të veçantë turistike, edhe vetë familjet përmetare po hedhin hapat e parë të zhvillimit të agroturizmit. Tradita e gatimeve të njohura përmetare, sikundër ajo e prodhimit të reçelrave dhe glikove, e rakisë së njohur, kanë vendin e tyre në mozaikun e agroturizmit duke u shndërruar në një shtysë shumë të fortë e ekonomisë dhe punësimit familjar. Brenda Qendrës Historike ndodhen shumë ndërtesa të vjetra të qytetit, si dhe ekzistojnë dy objekte kulti: Kisha e Shën e Premtes, e ndërtuar në vitin 1776 dhe e shpallur monument kulture e kategorisë së parë dhe Kisha e Shën Kollit e shekullit të 19-të. Gjurma e rrugës dhe rrugicat e ngushta me kalldrëme ka të dhëna që i takojnë fillimit të shekullit të 19-të.

Një nga resurset natyrore më të çmueshme janë burimet termale të Bënjës, fshat i ndodhur rreth 8 km nga Përmeti. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Disa vlera të veçanta në këtë qytet turistik, janë ikonostaset e mrekullueshme të kishës së Leusës, ku mjeshtëria e artit të gdhendjes së drurit ka kaluar në përsosmëri, krahas afreskeve me ikona shenjtorësh, plot ngjyra, art të vërtetë dhe mister.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME