Kulture

37 piktorë italianë dhe 2 shqiptarë sjellin vetminë e artistit në një ekspozitë

37 piktorë italianë dhe 2 shqiptarë me gjuhën e pikturës dhe skulpturës pasqyrojnë vetmin e artistit. Blerta Xhomo në një intervistë për ABC News rrëfen emocionet e të qenurit pjesë e grupimit të artistëve italian më në zë. Vetmia është bashkudhëtare në rrugë e artistit të vërtetë. E kjo ka ndodhur me mjeshtrat e vërtetë të pikturës botërore. Ekspozita e konceptuar nga kritiku i artit bashkohore Giammarco Puntelli, e vë vetminë në qendër të saj, përmes prezantimit të 37 artistëve të njohur bashkëkohorë  dhe dy artistëve shqiptarë me qellim rikthimin te vlera e vetmisë kërkuese të piktorëve të vërtet.“Vetmia e Engjëllit “pasqyron gjendjen e artistit bashkëkohor, i izoluar në krijimtarinë e tij, si një engjëll laik që parashikon mesazhet pasi është i aftë të dijë si të shohë përtej realitetit social politik.

Artistja shqiptare Blerta Xhomo është përzgjedhur nga Puntelli për shkak të pranisë së vetmisë në veprën e saj. Ajo në këtë rrugëtim artistik prezantohet me 7 punime ku shpesh në qendër ka figurën femërore edhe si protestë ndaj turmës së hekurt

Në  këtë ekspozitë janë të pranishme një larmi stilesh nga temat e forta sociale, tek peizazhi, portreti, kompozimi dhe nudot. Mjaft të veçanta janë edhe një cikël skulpturash moderne.

Kjo ekspozitë organizohet me qëllim që të krijohet një urë kulturore dhe institucionale midis Italisë dhe Shqipërisë në fushën e artit. Ekspozita  e cila  prezanton rreth 70 piktura dhe skulptura  do të qëndrojë e hapur në ambientet e ekspozimit të Muzeut Historik Kombëtar deri më datë 03 Nëntor 2019.

Giammarco Puntelli ka përzgjedhur  në këtë prezantim vepra të Talani, Serafino Valla, Alfonso Borghi, Juçi Ugolotti, Giuseppe Menozzi, Elvino Motti, Guglielmo Spotorno, Emilio Giossi, Gene Pompa, Massimo Ferri, Alessandra Casciotti, Franco Xhondi, Tiziano Calcari, Silvia Caimi, Fiamma Morelli, Claudio Massimi, Emanuela De Franceschi, Vittoria Palazzolo, Franco Carletti, Alessandro Grazi, Claudio Fezza, Antonella Belviso, Fabio Cicuto, Alessandro Trani, Aldo Claudio Medorini, Mafalda Marian, Daniela Rebuzzi, Ivana Vio, Federica Gianfranchi, Stefania Tazzini, Nicolò F. Riçiardi, Annalisa Bonafini, Natascia Marinelli./ABC News Albania 

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button