Categories Kulture

543-vjetori i themelimit të Horës Arbëreshe

Hora e Arbëreshëve, komuniteti arbëresh i cili ka ruajtur më me fanatizëm dashurinë për origjinën, sot feston 543-vjetorin e lindjes.

Hora ose siç njihet ndryshe “Piana degli Albanesi”, afër Palermos në Sicili është themeluar më 30 gusht të vitit 1488.

Ky vendbanim arbëresh, ruan me shumë dashuri gjuhën, traditat dhe simbolet kombëtare.

Hora Arbëreshe ka mbi 6.500 banorë dhe njihet edhe si kryeqendër e arbëreshëve, që dha figura të famshme që nga periudha e Rilindjes, siç ishin poeti Zef Skiroi, gjuhëtari Lekë Matrënga, studiuesi e filozofi Dhimitër Kamarda etj.

Banorët e Horës edhe sot e kësaj dite ruajnë pothuajse të paprekura gjuhën dhe traditat kulturore, megjithëse të parët e tyre u shpërngulën në ishull rreth 1480-ës, kur osmanët sulmuan trojet shqiptare.

Aktualisht Bashkia e Horës përdor dokumente zyrtare dygjuhësore: shqip dhe italisht, në bazë të ligjit për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.

Ndërsa flamuri kombëtar valëvitet në shumë objekte private e publike, përfshirë edhe godinën e bashkisë së Horës. Në këtë lokalitet të madh arbëresh, krahas bustit të Skënderbeut, gjendet edhe shtatorja e Shën Terezës, që paraqesin pikat më të frekuentuara të vizitorëve./ATSH

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME