Categories Kulture

60-vjetori i Cirkut Kombëtar, vlerësime për 54 artistë

Nëntori i vitit 1959 me realizimin e një shfaqje të plotë cirku, që u titullua ‘‘Shkopi Magjik’’, do të shënonte momentin e lindjes së Cirkut Shqiptar. Në përvjetorin e tij të 60-të, Ministria e Kulturës organizoi sot një ceremoni në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë kësaj ceremonie u nderuan me dekoratën e mirënjohjes  figura më të të njohura të cirkut shqiptar, për pasionin dhe përkushtimin e dëshmuar për të mbajtur gjallë këtë art të veçantë.

Gjatë ceremonisë u promovua edhe libri i mjeshtres së madhe Vitore Sallaku me kujtime, histori dhe emrat më të njohur të cirkut shqiptarë. Edhe në ditët e vështira pas tërmetit, artistët e Cirkut ishin ndër të parët, që u gjendën pranë fëmijëve, në zonat më të prekura.

Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Ata gjithmonë janë duartrokitur  fuqishëm nga shikuesit. Cirku Shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel.

Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë. Në vitin 1959 ata artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Në këtë rrugë të gjatë të rritjes, me vështirësi dhe suksese, artistët dhe drejtuesit e cirkut, këta njerëz që patën kurajon të kultivonin këtë gjini specifike, bënë të mundur që vendi ynë i vogël të kishte një vlerë të veçantë kombëtare artistike e kulturore. Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve.

 Artistët e nderuar:

1 – Telat Agolli (Pas Vdekjes)
2 – Gjyzepina Shkurti
3 – Ismail Reka
4 – Tahir Baçova
5 – Vitore Sallaku
6 – Bajram Kurti
7 – Skënder Sallaku (Pas Vdekjes)
8 – Ndriçim Kazazi
9 – Ali Jucja
10 – Jakobin Pepa
11 – Arjan Miluka
12 – Skënder Plasari
13 – Arben Shaka
14 – Pavllo Sallata
15 – Vilson Gjoçaj
16 – Met Selimi
17 – Kujtim Dumi
18 – Fatos Roshi (Pas Vdekjes)
19 – Fatos Alla
20 – Bujar Bodinaku
21 – Sulejman Dibra (Pas Vdekjes)
22 – Ali Xhixha ( Pas Vdekjes)
23 – Ali Duma ( Pas Vdekjes)
24 – Pineo Shkurti ( Pas Vdekjes)
25 – Fitnete Duro
26 – Sanie Baçova
27 – Sekine Ahmeti
28 – Gjyslime Petrela
29 – Halil Minxolli (Pas Vdekjes)
30 – Hamdi Petrela
31 – Kostandin Papanikolla
32 – Pranvera Agolli
33 – Kozeta Kurti
34 – Silvana Derveni
35 – Sokrat Buzo
36 – Nevruz Hyseni
37 – Merita Dabulla
38 – Agron Muho
39 – Bashkim Rada ( Pas Vdekjes)
40 – Adon Miluka
41 – Blerim Reçi
42 – Arjan Sukniqi
43 – Kiço Londo
44 – Sajmir Çili
45 – Andrea Minga
46 – Nexhi Dakli
47 – Agron Starzimiri
48 – Ymer Pampuri
49 – Rajmond Gajtani
50 – Agron Veizi
51 – Kujtim Zuna
52 – Dhimokrat Shahini
53 – Llaqi Nako
54 – Verdi Take

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME