Categories Kulture

Aktori i mirënjohur Petrit Malaj feston 56-vjetorin

Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë Petrit Malaj sot mbush 56 vjeç. Ai u lind në Orikum të Vlorës në 12 dhjetor të vitit (1964). Që në fëmijërinë e tij të hershme familja transferohet në qytetin e Bajram Currit, qytet nga i cili familja e tij është edhe me origjinë. Në vitet (1975-1981) kreu gjimnazin ne qytetin e Bajram Currit ndërsa Institutin e Lartë të Arteve e ndoqi gjatë viteve (1981-1985) ku edhe u diplomua në specialitetin “Aktor”

Pas diplomimit ai pati një karierë të gjatë dhe të sukseshme në teatër por më tepër në kinematografi ku vlejnë të veçohen rolet në ” Qortimet e vjeshtës ” 1981, ” Besa e kuqe ” 1982, ” Nëntori i dytë ” 1982, ” Vendimi ” 1984 ,” Gjurmë në dëborë ” 1984, ” Dasma e shtyrë ” 1985, ” Kur hapen dyert e jetës ” 1986, ” Militanti ” 1984, ” Hetimi vazhdon ” 1986, ” Balada e Kurbinit ” 1988 “, Viktimat e Tivarit ” 1991, ” Bardh e zi ” 1991,” Telegrami ” 1992, ” Skënderbeu ” 1995, ” Kolonel Bunker ” 1998, ” Lule të kuqe, lule të zeza ” 2002, ” Dhimbja e dashurise ” 2008, ” Lindje, perëndim, lindje ” 2008.

Gjatë karrierës së tij si aktor Petrit Malaj ka punuar me regjisorët dhe aktorët më të mirë të vendit tonë. Gjithashtu ka mbajtur edhe disa nga postet më të rëndësishme në Universitetin e Arteve  si Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Artit Skenik.

Petrit Malaj është vlerësuar edhe me shumë çmime të rëndësishme ku do të veçonim, medalja “Naim Frashri” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, medaljonin e festivalit në “Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar” si dhe shumë diploma të tjera për aktivitetin krijues e artistik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME