Categories Kulture

“Akullore si dikur”, festa lokale shndërroi Durrësin në qendrën e argëtimit dhe shijes

“Akullore si dikur” është festa e kulinarisë që zbriti në shëtitoren e Durrësit, ku mijëra qytetarë dhe pushues të këtij qarku, shijuan produktin tipik të qytetit bregdetar, në një panair në hyrje të Vollgës, vendin simbol të këtij qyteti.

Kryeministri Edi Rama veçoi sot këtë festë lokale që shndërroi Durrësin në qendrën e argëtimit dhe shijes.

“Mirëmëngjes dhe me “Akullore si dikur”, Festa lokale e Durrësit që për dy netë u shndërrua në qendrën e argëtimit dhe shijes për banorët dhe vizitorët e shumtë të këtij qyteti bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Pushuesit e huaj janë njohur dhe kanë shijuar produktin karakteristik të prodhuar në mënyra të ndryshme, pa humbur shijen tipike të akullores së famshme të qytetit bregdetar.

Vetë prodhuesit e kanë vlerësuar nismën, si një gjetje e promovimit të produktit të tyre.

“Akullore si dikur” shënon këtë vit edicionin e dytë, duke risjellë për brezat e vjetër e të rinj, por edhe për turistët e huaj që vizitojnë qytetin bregdetar, shijen unike të këtij produkti lokal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME