Kulture

“Arkeologu i vogël”, fëmijët njihen me profesionin

Procedura fillestare se si duhet gërmuar për të gjetur objekte arkeologjike vazhdon të mësohet në Muzeun Historik Kombëtar.

Sidomos një praktikë e tillë ka vlerë të madhe për fëmijët, të cilët do të jenë dhe arkeologët e së ardhmes.

Këtë herë një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare “Misto Mame” erdhën në Muzeun Kombëtar fillimisht për t’u njohur me Pavijonin e Lashtësisë dhe historinë e paraardhësve ilirë, e më pas për t’u angazhuar në projektin e drejtpërdrejtë ku mësohen hapat e parë të punës kërkimore.

Të udhëzuar nga specialistet e Muzeut Kombëtar si dhe të mësueseve të tyre, fëmijët gërmuan lehtësisht me lopata të vogla dhe gjetën objektet e fshehura enkas për ta.

“Arkeologu i vogël” është një projekt i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.

Projekti “Arkeologu i vogël” synon që të afrojë në ambientet e muzeut fëmijët e të gjithë vendit./atsh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close