Categories Kulture

Arti shqiptar në zi, legjenda e humorit Koço Devole ndahet nga jeta pas infektimit nga Covid

Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur të humorit Koço Devole. Ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Pasi shfaqi shenja përmirësimi ai u rikthye në shtëpi. Por gjendja e tij u rëndua sërish dhe familjarët e rikthyen në spital ku u fut në intubim.

Gjendja shëndetësore e tij ishte e komplikuar për shkak edhe të sëmundjes së leuçemisë nga e cila aktori vuante prej vitesh. Ai jetonte në Tiranë me djalin e tij, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza janë zhvendosur në SHBA.

Kjo e fundit kishte ardhur në Shqipëri përgjatë ditëve të fundit për t’i qëndruar pranë të atit. Koço Devole ishte një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skeçe dhe komedi janë nga më të njohurit për publikun shqiptar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME