Categories Kulture

Arti shqiptar në zi/ Ndahet parakohe nga jeta artistja shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare violinistja e njohur e orkestrës filarmonike të Shkodrës Ruska Ruçi- Piraniqi. Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka pikëlluar shumë artistë dhe bashkëpunëtorë. Qyteti i Shkodrës ka humbur një nga artistët që me përkushtimin dhe punën ka lënë gjurmë në jetën artistike të qytetit të Shkodrës dhe më gjërë.

Kolegët dhe të afërmit e violinistes shprehen se gjatë gjithë jetës së saj ka rrezatuar mirësi, si në profesion ashtu edhe në jetën private. Ruska Ruci-Piraniqi lindi në Shkodër, mbaroi Shkollën e Muzikës, më pas Liceun Artistik në Tiranë. Ajo ka dhënë kontributin e saj në arsim por edhe në vatrat e kulturës së asaj kohe në rrethinat e Shkodrës si në Gur të Zi dhe në Juban, duke u bërë edhe drejtuese.

Ruska Ruçi ka qenë pjesë për shumë vite në orkestren filarmonike të Shkodrës, deri në vitin 1998. Më pas u zhvendos në Itali ku asnjëherë nuk e ndal punën e saj si instrumentiste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME